Manchester United nuk heq dorë nga Gareth Bale.

“Djajtë e kuq” kanë intensifikuar bisedimet me uellsianin, për ta bindur që t’i bashkohet klubit nga “Old Trafford” në verë.

Sipas “Mundo Deportivo”, United po shpreson që Bale të dëshpërojë në finalen ndaj Juventusit në Ligën e Kampionëve, që do të ishte vula përfundimtare e largimit, përcjellë “Lajmi.net”.

Lëndimet e shpeshta gjatë këtij sezoni kanë bërë që durimit të presidentit Florentino Perez t’i vije fundi.

 

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.